Agjensia “Ama Travel & Tours” e nisi aktivitetin e saj në vitin 2007. Në pak vite, arritëm të zgjerojmë aktivitetin tonë në 4 pika  të tjera në qytetin e Durrësit. Qëllimi ynë është të ofrojmë për klientët tanë dy shërbimet kryesore: këmbim valutor dhe bileta udhëtimi. Gatishmëria, siguria dhe shpejtësia janë elementët bazë të cilët na motivojnë çdo ditë për të punuar me përgjegjësi maksimale dhe  ofruar një shërbim korrekt.

Vizioni ynë kryesor është të zgjerojmë aktivitetin tonë akoma më tej, për tu gjendur pranë klientëve tanë në çdo kohë dhe për të qenë lider në tregun e këmbimit valutor dhe jo vetëm.

Një biznes bëhet akoma dhe më i vlerësuar kur mbi të investohet me zgjuarsi dhe me vizion të qartë për të ardhmen, ndaj edhe ne në “Ama Travel” jemi të prirur të shohim më të mirën vetëm falë punës së përditshme dhe të jemi çdo ditë në shërbim të qytetarëve.